Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor. Mediat Italiane bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Amarildo Hakorja i cili u përplas nga një automjet në autostradën SR71, pranë një fshati në afërsi të Arezzos. Edhe pse ekipi i ndihmës së shpejtë mbërritën në vendngjarja, 39-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.
Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar nga Policia e Shtetit italian. Në drejtimin e automjetit ndodhej një i ri banues në Arezzo, i cili, sipas autoriteteve, ndaloi menjëherë pas përplasjes dhe njoftoi shërbimet e emergjencës. Testi i alkoolit i kryer ndaj tij rezultoi negativ.
Prokuroria italiane ka nisur jetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksidentin fatal. Amarildo Hakorja kishte lindur në një fshat të Dibrës dhe ishte emigrant në Itali, ku jetonte në Arezzo që prej vitit 2020.
