Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Nuk do të kërkoj më kurrë!" 13-vjeçarja shqiptare u vra nga i dashuri, pas dy vitesh ai pranon krimin: Unë e shtyva nga ballkoni

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk do të kërkoj më kurrë!" 13-vjeçarja
Aurora Tila

Një ngjarje e rëndë e ndodhur dy vite më parë është rikthyer sërish në vëmendje të mediave italiane. Bëhet fjalë për shqiptaren Aurora Tila, një 13-vjeçare, e cila më 25 tetor të vitit 2024 u raportua e vdekur.

Ish i dashuri i dënuar me 17 vjet burgim nga gjykata e të miturve ka pranuar pas pothuajse dy vitesh se ishte ai që e hodhi nga ballkoni duke i shkaktuar plagë të rënda dhe më pas vdekjen.

Ai rrëfeu jo vetëm fajin e tij, por kërkoi falje për vrasjen e Aurora Tilës dhe vonesën në pranimin e fajit.  

Senaca e radhës është planifikuar të mbahet në datën 10 shtator ku pritet të merret edhe vendimi përfundimtar.

Sipas hetimeve ishte 15-vjeçari ai që kishte shtyrë nga ballkoni dhe vajza ishte përpjekur të mbahej te kangjellat, por nuk kishte mundur.

Nga provat e mbledhura rezultoi se disa persona e kishin parë ngjarjen ndërsa të tjerë kishin dëgjuar të bërtiturat e vajzës. Nga hetimet u zbulua gjithashtu se e reja kishte kërkuar që të ndërpriste marrëdhënien me 15-vjeçarin, por ai kishte vazhduar ta përndiqte dhe shqetësonte në mënyrë të vazhdueshme.

E mitura, madje kishte kërkuar ndihme edhe përmes CHAT GPT ku kishte pyetur: Sipas teje duhet ta lë? Edhe këto biseda janë përfshirë ne dosjen hetimore dhe janë prova për akuzën e përndjekjes.

Mediat shkruajnë se 15-vjeçari kishte paramenduar ta vriste Aurorën dhe këtë ia kishte shprehur edhe një personi tjetër. Madje ai kishte marrë me vete edhe një kaçavidë e cila është sekuestruar.

Mesazhi që ai i kishte dërguar Aurorës ishte: Të premtoj se pasi të dalim të premten nuk do të kërkoj më kurrë. Aurora shpresoi se takimi i fundit do ta qetësonte situatën por ne fakt rezultoi fatal për jetën e së resë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese