Hapësire reklamuese

Politikë

“Mjedisi nuk njeh parti”, Marjana Koçeku takon eurodeputeten që ka ardhur në Tiranë për të mbështetur protestuesit

Shkruar nga Newsbomb
“Mjedisi nuk njeh parti”, Marjana Koçeku takon eurodeputeten
Marjana Koceku dhe Emma Fourreau

Deputetja Marjana Koçeku e cila prej disa javësh ka vijuar aktivitetin e saj politik si deputete e pavarur, pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, është takuar në Tiranë me eurodeputeten franceze Emma Fourreau, e cila ndodhet në Shqipëri në mbështetje të protestës qytetare që ka hyrë tashmë në ditën e 44.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku e cilësoi mbrojtjen e natyrës si një përgjegjësi që shkon përtej ndasive politike, duke theksuar se ruajtja e mjedisit është një detyrim ndaj qytetarëve dhe një tregues i standardeve që duhet të përmbushë një shtet që synon integrimin europian.

Ajo nënvizoi se zhvillimi dhe mbrojtja e natyrës nuk janë procese që përjashtojnë njëri-tjetrin, por duhet të ecin paralelisht në funksion të interesit publik.

“Me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila erdhi në Tiranë për me e mbështetë protestën.

Folëm për çështjen e mjedisit dhe për randësinë e angazhimit qytetar dhe politik në mbrojtje të natyrës. Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabueme. Ajo ose mbrohet ose humbet.

Mbrojtja e natyrës nuk asht pengesë për zhvillimin. Asht prova ma e madhe e përgjegjësisë së nji shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon me iu bashku politikisht”, shkruan Koçeku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese