Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, i cili ka qenë një kritik i vazhdueshëm i Sali Berishës dhe mënyrës se si ai po drejton të djathtën shqiptare, ka rikthyer debatet brenda opozitës.
Në një postim të gjatë, Murrizi ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së emrave për forumet drejtuese të partisë, duke kërkuar që kandidatët për postet e reja të bëhen publike përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në mënyrë që anëtarët të njihen me ta dhe të kenë mundësi të vendosin përmes një gare të hapur.
Ai ka kundërshtuar edhe idenë se përfshirja e të rinjve në strukturat e partisë mund të konsiderohet automatikisht një sukses, duke theksuar se sipas tij në politikë vlera matet nga mbështetja qytetare, karakteri dhe integriteti dhe jo vetëm nga mosha e kandidatëve.
“Dhe këtë ‘risinë’ e moshës mesatare, Doktor, që Këshilli Kombëtar ka 30 apo 35% nën moshën 30 vjeç, na e kurse si ‘arritje’, se mosha është kriter ‘suksesi’ vetëm në sport dhe shtëpitë publike, por kurrë në politikë. Politika ka nevojë për individë me karakter, me moral dhe jo hajdutë apo pazarlinj me pushtetin, për njerëz që nuk tremben nga vota dhe që kanë impakt pozitiv te votuesit”, shkruan ai ndër të tjera duke shtuar më tej se emrat e vendosur janë propozuar nga njerëz të “afërt” të liderit të opozitës dhe as vetë ai nuk i njeh.
Reagimi i plotë i Murrizit:
Partia Demokratike ka thirrur te merkurren date 15 korrik mbledhjen e keshillit kombetar per te zgjedhur sekretarin e pergjithshem, nekryetaret dhe sekretariatet
Sipas statutit kandidatet i propozon kryetari i partis ose 5% e antareve te keshillit kombetar
Normalisht Berisha duhet ti propozoj qysh sot ose maksimalja neser kandidatet qe sejcili antar i keshillit kombetar te njihet me kandidaturat perpara se te shkoj per te votuar
Po aahtu sejcili kandidat te ket te drejt te loboj e te bej fushat per vota minimalja 24 ore se nuk di çfar “ sekreti” ka qe duhet te lexohen emrat nebledhje siç ndodhi me kandidatet per antar kryesie ku nga 60 te propozuar shumica e keshillit kombetar nuk njihte me shum se sa 10-15 emra
Madje e them me bindje qe as vet Berisha nuk ka njohur me shum se sa 20 veta, te tjeret ja kan dhene enuket qe e rrethojne
Flas per antare te keshillit kombetar qe nuk urdherohen me sms ne grup se per ata qe marin porosi apo orientim vote me ëhatsapp nuk besoj qe ka problem te din se kush eshte kandidat apo ke te votojne se jua japin porosi “ padrinot” qe i mbajne ne “ tiro”
Me shum se sa proçesi i zgjedhjeve keshilli kombetar duhet te flas e te diskutoj per situaten politike ne vend dhe situaten e gjendjen reale te PD se ka qysh ne janar 2025 qe kurr nuk eshte diskutuar per jo pak probleme qe ka vet PD krahas te gjitha problemeve qe ka Shqiperia nga pseudoqeverisja me mercenar e sherbetor te kujdo te huaji qe ka interesa ekonomike ne Shqiperi
Keshilli kombetar i PD duhet te diskutoj e te mbaj nje qendrim te hapur publik e politik per kerkesat e PROTESTES qe ne themel te tyre kane shkuljen nga rrenjet te sistemit te qelbur e te kalbur politik te istaluar ne Shqiperi nga pazari i piste i prillit te vitit 2008
Nese hesht per kete problem dhe ben sikur eshte dakord me PROTESTEN kjo eshte nje hipokrizi qe mendojme se po jua hedhim DEMOKRATEVE dhe QYTETAREVE por ne fakt pp ja fusim prej 5 pale zgjedhjesh ( 2009,2013,2017,2021,2025) vetem vetes
Kur them po ja fusim vetes po them qe po ja fusim DEMOKRATEVE me shpirt duke i lene prej 16 vitesh ne opozite e nen reprezaljen e nje pushteti bastard se mos me keqkuptojne disa qe nuk lene gje pa bere per te ruajtur nje mandat te qelbur deputeti e qe mund te “kenaqen” shume nga e futmja
Kjo kategori ne fakt nuk eshte ne opozit por ne komoditetin e nje pushteti hibrid dhe kjo kategori nuk duhet te jete kurre me pjes e kupoles drejtuese te PD sepse jan te “ ngopur” duke u tej ngarkuar me disa funksione si deputet pa u votuar as ne primare as nga Qytetaret se jan ne listen e mbyllur,antar kryesie pa u votuar se hyjne per pozicionet qe kan ne kuvend dhe grup parlamentar,drejtues politik ne qarqe pa u votuar nga askush por te emeruar me lobim,drejtues komisionesh ne parlament me ngritje dore te PS dhe PD
E çfar nevoje ka PD apo nje opozite normale funksionale per te mbajtur ne kupolen e saj “drejtuese” njerez te pa votuar ose njerez qe kane FRIKE VOTEN si djalli temjanin?????
Kur kam thene se kjo PROTESTE “ kafshon” me shum opoziten se sa pushtetin kam shprehur nje shqetesim qe vemjet politik qe jan katapultuar pa vote ndoshta nuk e shohin ose e shohin por nuk e ndjejne sa koh qe ruajn nje mandat te qelbur pa kokerr vote dhe pa asnje detyrim moral, politik dhe njerezor ndaj QYTETAREVE OPOZITAR sepse ne fushaten e 25 majit nuk takuan askend
Dhe kte “ risin” e moshes mesatare Doktorr qe keshilli kombetar ka 30 apo 35% nen moshen 30 vjeç na e kurse si “ arritje” se MOSHA eshte kriter “ suksesi” vetem ne SPORT dhe shtepit publike por kurre ne POLITIK
Politika ka nevoj per INDIVID me karakter me moral dhe jo hajdut apo pazarli me pushtetin, per njerez qe nuk tremben nga VOTA dhe qe kan impakt pozitiv tek VOTUESIT, qe marin VOTA se e vetmja “ njesi matese” ne POLITIK eshte sa VOTA mer pra sa te VOTOJN QYTETARET jo çfar datelindje ke
Politika ka nevoj per njerez me STOF POLITIK dhe njerez qe nuk ju kthejne kurre shpinen votuesve pasi rehatohen ne Parlament
Mund te mbushesh kryesin, sekretariatet apo keshillin kombetar sa te duash me anonim politik por kjo nuk eshte kurre riperteritje sepse ne politik riperteritja vjen vetem nga VOTA E QYTETAREVE dhe me nje GARE reale e te hapur pa sms ëhatsappi e pa orientim per te patur lepires apo servil qe nuk i hyjne ne pun as dreqit e qe nuk i njeh askush ne hyrje, pallat, qytet apo fshat
POLITIKA ESHTE PERFAQESIM KURAJO NDERSHMERI DHE DINJITET JO SERVILIZEM LEPIRJE APO NENSHTRIM
Nese duam qe RIPERTERITJA te mos na kthehet ne RIPERTYPJE duhet qe PD te shoh realitetin ne SY dhe te shkul nga vetja “ parazit” politik vegjetues duke luftuar fort qe te shkul nga rrenjet edhe SISTEMIN BASTARD POLITIK TE PRILLIT 2008 QE KA SHERBYER SI MOÇAL PER TE RRITUR MINJ POLITIK
NDRYSHE RIPERTERITJA KTHEHET NE RIPERTYPJE DHE NGA RIPERTYPJA VJEN “ VJELLJA” QYTETARE
Vetem mire do ti behet PD po te mos kete me ne kryesin e vogel kta qe jan aty prej 2021 e qe kane bere disa her “ rrafishat” politike sipas interesave te momentit e qe ne 5 vite kane deshmuar deshtim sidomos si drejtues politik qarqesh ne fushaten e 11 majit 2025
Vetem mire do ti behet PD qe te mos promovoj me ne poste drejtuese dallkauk e debil funksional politik vetem e vetem se presin gjith diten ne oborrin e PD me fotograf nga pas qe ti japin doren Berishes kur vjen apo iken nga zyra
KOHA E KELLIRAVE DUHET TE MAR FUND OSE NDRYSHE DO FUNDOSEMI TE GJITH PER HATER TE NJE GRUSHTI ENUKESH
Nxiri emrat Doktorr para mbledhjes se nuk ti “ vret” kush rri pa merak vetem po i “ vrau” LOPA se tren nuk ka mẽ
Mund te kesh funksione sa te duash por ne POLITIK i vetmi funksion qe ju sherben QYTETAREVE eshte sa VOTA mer
Te tjerat si mosha, seksi, gjatesia e trupit,ngjyra e flokeve apo pelqimi qe kane te huajt per dike jane dokrra qe ne 36 vite ju ka dal boja e qe nuk i ha me askush
Ndjes kush merzitet nga ky postim por nuk ma ndjen fare por fare ama per kedo qe merzitet se nuk bej kurr “ pazar” me LIRIN time dhe kam paguar e do paguaj me qejf KOSTON E LIRIS TIME
