Hapësire reklamuese

Politikë

Komentet dhe mesazhet në rrjetet sociale, deputetja e PS-së pranon se është kërcënuar: Nuk stepem para profileve false

Shkruar nga Newsbomb
Komentet dhe mesazhet në rrjetet sociale, deputetja e PS-së pranon se
Deputetja e PS-së, Kiduina Zaka

Deputetja e PS-së, Kiduina Zaka, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është fyer dhe kërcënuar nga disa profile false në rrjetet sociale.

Zaka shkruan se është e përgatitur dhe se nuk trembet nga fyerjet dhe kërcënimet që i kanë ardhur në rrjetet sociale.

Më tej, ligjvënësja socialiste ka edhe një mesazh për personat që e kanë sulmuar, teksa shprehet se pavarësisht "vrerit" në rrjetet sociale, ajo nuk do të heshtë.

"Prindërit e mi më kanë mësuar të luftoj për të drejtat e mia, të mos hesht vetëm sepse jam grua, të mos stepem para fyerjeve dhe të mos trembem nga kërcënimet.

Ndaj ushtrisë së profileve false që derdh vrer çdo ditë: nuk do të më heshtni! Sepse prindërit e mi nuk më rritën për të ulur kokën. Më rritën për të qëndruar drejt", shkruan Zaka në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese