Foto nga flakët
Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe shkurre, pranë së cilës ndodhen disa banesa.
Dyshohet paraprakisht se zjarri është shkaktuar nga zjarrvënie e qëllimshme për pastrimin e territorit nga barishtet dhe shkurret, por për shkak të erës flakët janë përhapur me shpejtësi.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll dhe shuarjen e plotë të tij.
Sondazh
Poll
