Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të marte në kryeqytet, ku një i ri i cili po udhëtonte me motor në zonën e Liqenit të Thatë është përplasur nga një mjet.
Sipas pamjeve të mbërritura së fundmi në redaksinë e Newsbomb.al, i riu shihet i shtrirë në rrugë në pritje të ambulancës, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e para për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Nga pamjet vihet re se edhe pse i shtrirë në asfalt pas përplasjes, i riu është i vetëdijshëm dhe po përdor telefonin celular, ndërsa vetëm pak metra më tutje ndodhet motori i tij, i cili ka mbetur i shkatërruar si pasojë e përplasjes.
Për më shumë detaje pritet një reagim zyrtar nga autoritetet, ndërsa deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e të riut dhe as rrethanat e plota se si ka ndodhur aksidenti.
