Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Sot është një Super e Martë”, Kos: Katër kandidatët tonë kryesor, po bëjnë hapa të mëdha

Shkruar nga Newsbomb
“Sot është një Super e Martë”, Kos: Katër
Marta Kos

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit, duke e cilësuar ditën sot si  “Super të Martë”.

Përmes një postimi në platformën X, Kos thekson se për herë të parë në shumë se dy dekada po zhvillohen katër konferenca pranimi në të njëjtën ditë.

Po ashtu ajo bëri të ditur se Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të medha përpara.

Gjithashtu thekson se për Ukrainën dhe Moldavinë po hapet Grupi i 6 i negociatave, i cili mbulon fusha si mbrojtja dhe siguria.  

“Sot është një Super e Martë për zgjerimin e BE-së. Për herë të parë në më shumë se 2 dekada, po mbajmë katër konferenca pranimi në të njëjtën ditë. Katër kandidatët tanë kryesorë, Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi, po bëjnë të gjitha hapa të mëdhenj përpara. Me Ukrainën dhe Moldavinë, po hapim Grupin 6, që mbulon fusha si mbrojtja dhe siguria, ku argumentet për anëtarësimin e tyre në BE janë veçanërisht të forta. Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë. Dhe Mali i Zi është plotësisht në lojën e fundit të negociatave zyrtare, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapituj. Momenti i sotëm tani duhet të shndërrohet në rezultate në terren,” shkruan Marta Kos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese