Prokuroria e SPAK ka vendosur pas 500 ditësh t’u lejojë avokatëve ndërkombëtarë të Erion Veliajt të zhvillojnë takim me kryebashkiakun e Tiranës.
Sipas burimeve, vendimi është marrë disa ditë më parë, megjithëse nuk ka ndryshuar asnjë nga arsyet për të cilat vetë prokurorët e SPAK-ut kishin refuzuar disa herë kërkesat për takim të mbrojtjes ndërkombëtare të Veliajt.
Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kishin paraqitur në disa raste kërkesa për takim me të, për të dokumentuar çdo shkelje të bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës në çështjen e tij hetimore dhe për të çuar atë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur arsyeja që ka çuar SPAK-un të ndryshojë qëndrim dhe lejoi zhvillimin e takimit mes avokatëve ndërkombëtarë dhe Erion Veliajt.
