
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.
Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Dibër (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Veri-Perëndim).
Përsa i përket parashikimit meteorologjik, sot pasdite nuk priten reshje, kurse nesër priten reshje të dobëta të shoqëruara me shtrëngata lokale në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë priten reshje lokalisht të dobëta, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje. Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 22 / 32°C, në vendet e ulëta: 20 / 36°C dhe në vendet malore: 15 / 30°C.
Përsa i përket erës, sot pasdite dhe nesër ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për momente në zonat malore dhe bregdet pritet të jetë deri e fortë.
