Foto ilustruese
Është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes me thikë të një 22-vjeçari, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Grumbullimi, në Fushë-Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, në pranga ka rënë shtetasi Riza Miri, të cilit në momentin e arrestimit i është gjetur edhe thika me të cilën kreu aktin kriminal.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale, i cili degradoi deri në përdorimin e mjetit prerës.
Ndërkohë 22-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore, ku ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Sondazh
Poll

