Hapësire reklamuese

Politikë

Disa ditë para ristrukturimit të strukturave të Partisë Demokratike, Ivi Kaso merr VENDIMIN: Nuk do të rikandidoj më, falenderoj Berishën (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Disa ditë para ristrukturimit të strukturave të Partisë
Ivi Kaso

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso i cili prej tre mandatesh ka mbajtur drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PD-së, ka vendosur të mos rikandidojë më për këtë post.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, vetëm pak ditë përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Kaso ka bërë të ditur se vendimi i tij lidhet me dëshirën për t’u përqendruar më shumë në përgjegjësitë e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, anëtar i Kryesisë dhe nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

“Gjatë këtyre 12 viteve, sfidat dhe betejat nuk kanë munguar. Betejën më të vështirë dhe më të rëndësishme, atë të rikthimit tek demokratët të simboleve dhe flamurit të Partisë Demokratike, ne e fituam”, është shprehur Kaso, duke falënderuar demokratët për mbështetjen dhe qëndrueshmërinë e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në këtë reagim, ai ka pasur dhe një falenderim e mirënjohje për kryetarin e Partisë Demokratike për besimin dhe mundësinë e dhënë për të drejtuar këtë strukturë të rëndësishme të partisë.

Reagimi i Ivi Kasos:

Të dashur miq,

Pas 12 vitesh dhe 3 mandatesh të njëpasnjëshme në drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, nuk do të rikandidoj përsëri për të njëjtin pozicion, pasi më duhet të përkushtohem plotësisht në detyrat e deputetit, anëtarit të Kryesisë dhe nën Kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin, Mbikëqyrjen Institucionale .

Gjatë këtyre 12 viteve, sfidat dhe betejat nuk kanë munguar. Dhe betejën më të vështirë dhe më të rëndësishme, atë të rikthimit tek demokratët të simboleve dhe flamurit të Partisë Demokratike, ne e fituam! Një falenderim shumë i madh për të gjithë demokratët që me shpirtin e tyre të rezistencës dhe sakrificës, e mundësuan këtë fitore histore në kushte tejet të vështira!

Dua të falenderoj gjithashtu Kryetarin e Partisë Prof. Dr. Sali Berishën për besimin që më dha në përmbushjen e kësaj detyre, Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen, si dhe të gjithë kolegët që më besuan dhe bashkëpunuan me mua në këtë rrugëtim.

Faleminderit nga zemra të gjithëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese