Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrezikuan jetën e pushuesve, policia gjobit me 10.1 milionë lekë dy drejtuesit e gomoneve në jug të Shqipërisë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Rrezikuan jetën e pushuesve, policia gjobit me 10.1 milionë lekë
Gomonia në plazhin e Zvërnecit

Policia e Shtetit ka gjobitur dy drejtues gomonesh, pasi kanë lundruar në det shumë pranë pushuesve, duke rrezikuar jetën e këtyre të fundit.

Bëhet me dije se shtetasi H. L., duke lundruar afër bregut, në plazhin e Potamit. Pas identifikimit, ai është gjobitur me 5 milionë lekë. Ndërsa gomonia u bllokua.

Gjithashtu E.H, u ndëshkua me gjobë prej 5.1 milionë lekësh, pasi u kap duke lëvizur në afërsi të bregut, në zonën e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”. Mjeti u ndalua dhe u bllokua, ndërsa nga verifikimet, u konstatua se E.H., nuk kishte në bord, dokumentacionin e kërkuar nga ligji.

Po ashtu policia bën me dije se do të vijojë patrullimin në hapësirën detare të qarkut Vlorë.

Njoftimi i policisë:

DVKM Vlorë/Kontrolle, verifikime dhe reagim i menjëhershëm ndaj çdo indicieje të qytetarëve, me objektivin madhor, garantimin e sigurisë detare.

Rrezikuan pushuesit, duke lundruar në afërsi të brigjeve dhe pa dokumentacion në bord, në Potam dhe në “Plazhin e Hidrovorit”, ndëshkohen me gjoba 500 000 dhe 510 000 lekë.

Gjithashtu iu bllokohen mjetet lundruese (gomone).

-Menjëherë pas njoftimit se një mjet (gomone) ishte konstatuar duke lundruar afër bregut, në plazhin e Potamit, shërbimet e DVKM Vlorë organizuan punën për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të tij. Mjeti u lokalizua në plazhin e Drimadhes dhe u bllokua. Ndërkaq, drejtuesi i tij, shtetasi H. L., u ndëshkua me 500 000 lekë gjobë.

-Gjatë patrullimeve në të gjithë vijën bregdetare në juridiksionin e DVKM Vlorë, u konstatua një tjetër mjet lundrues (gomone), duke lëvizur në afërsi të bregut, në zonën e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”. Mjeti u ndalua dhe u bllokua, ndërkaq, drejtuesi i tij, shtetasi E. Sh., u ndëshkua me 510 000 lekë gjobë. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas nuk kishte në bord, dokumentacionin e kërkuar nga ligji.

Patrullimi vijon në të gjithë hapësirën detare të qarkut Vlorë.

Policia e Shtetit fton qytetarët, pushuesit dhe vizitorët, që të denoncojnë menjëherë, çdo paligjshmëri që cenon sigurinë detare dhe atë publike në përgjithësi, dhe i garanton se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese