Shqipëria zhvilloi sot në Bruksel Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Teksa gjatë një konference u zyrtarizua mbyllja e negociatave për tre kapituj: Kapitulli 25, Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26, Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 31, Marrëdhëniet me Jashtë.
Pas mbylljes së konferencës, Rama ka postuar një video-mesazh bashkë me delegacionin e marrë nga Shqipëria, në Bruksel.
Kryeministri krahë videos ka shkruar “Nga Brukseli, me dashuri”, teksa gjatë saj shprehet: “Po si thanë “Iku kjo punë, vate kjo punë, nuk ka më negociata”, por në fakt, jo vetëm ka negociata por u mbyllën tre kapitujt e parë. Pra filloi numërimi mbrapsht, mbyllja e kapitujve dhe ne duan s’duan ata që s’duan do t’i mbyllim të gjtithë kapitujt deri në 2027”
