Hapësire reklamuese

Politikë

Rama nga Brukseli: Do të shfuqizojmë ligjin e investimeve strategjike

Shkruar nga Newsbomb
Rama nga Brukseli: Do të shfuqizojmë ligjin e investimeve strategjike
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, është shprehur ditën e sotme gjatë konferencës së 9-të qeveritare se ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet.  Duke shtuar se në bashëpunim me Komisionin Europian po hartohet një ligj i ri.

"Edhe diçka tjetër sepse dua të sigurohem që nuk ka një tjetër keqinterpretim të formulimit. Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike që është diçka për të cilin kemi disa kohë për të cilin kemi rënë dakord sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë ngushtësisht edhe me Komisionin për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj. Kur bëhet fjalë për ligjin tjetër, nuk kemi asgjë për të shfuqizuar edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Europian që ka kërkuar këtë, por na duhet të trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet europiane dhe të ndryshojmë brenda këtij ligji, gjithçka që nuk është në pajtim me standardet europiane sepse shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet dhe anulohet, ndërkohë që ligji për zonat e mbrojtura, është një nga ligjet më të mira që kemi. Është një ligj për të cilin kemi punuar shumë fort për ta hartuar. Ligji i parë në vend për zonat e mbrojtura sepse nuk kishim një të tillë më parë, ashtu siç nuk kishim shumë gjëra të tjera më parë dhe na duhet të trajtojmë pjesë specifike të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë më standardet e Bashkimit Europian dhe edhe për këtë, ndërkohë që flasim, po punojmë me Komisionin, por shfuqizim nuk është një fjalë që e marrim si fjalë për të qenë në përputhje. Nuk është shfuqizim. Është miratim 100% në përputhje me standardet europiane. Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, janë dy gjëra të ndryshme, thjesht sa për mos humbur në përkthim, siç ndodh", tha Rama

Kujtojmë se gjatë konferencës së sotme u zyrtarizua mbyllja e negociatave për tre kapituj: Kapitulli 25 Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26, Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 31, Marrëdhëniet me Jashtë.

Ligji për investimet strategjike, u miratua në vitinn 2015, i një ligj i përkohshëm për të nxitur investimet e mëdha vendase dhe të huaja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese