Shqipëria po zhvillon sot në Bruksel Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Teksa gjatë një konference e cila është duke u mbajtur tashmë, pritet të zyrtarizohet mbyllja e negociatave për tre kapituj: Kapitulli 25, Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26, Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 31, Marrëdhëniet me Jashtë.
Në fjalën e saj hyrëse Komisionerja e BE për zgjerimin e ka konsideruar ditën e sotme një ditë të madhe për Shqipërinë, dhe se kjo është arritur përmes një pune të bërë me përkushtim, si edhe theksoi se reformat nuk duhet të ndalen këtu, por përkundrazi duhet të thellohen.
Pjesë nga fjala e Marta Kos:
Është një moment i madh për Shqipërinë, është një super e martë edhe Shqipëria është pjesë e saj, tre përfunduan kanë mbetur edhe 30 të tjerë.
Përgëzime të gjithë miqve tanë shqiptarë për punën e tyre dhe për kqëtë arritje.
Më lejoni të jem e qartë që ky është një hap i ndërmjetëm që reformat në këtë fushë duhet të vazhdojnë dhe të thellohen, për këtë ne inkurajojmë që të vazhdojë forcimii i ligjit, ne mbështetemi te shqipëria për të marrë këto vendime në mënyrë transparente,
Në shqipëri 92% e shqiptarëve janë pro anëtarësimit në BE, dhe 93 % i besojnë BE . Reformat mund t’i shërbejnë shqipërisë nëse të gjithë ata që janë të prekur do të dëgjohen dhe përfshihen.
