Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës IX Ndërqeveritare Shqipëri- Bashkimi Europian, e cilësoi mbylljen e tre kapitujve si hap të rëndësishëm dhe një moment historik në procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Rama tha se ky zhvillim nuk përfaqëson vetëm një hap tjetër në procesin e gjatë të negociatave, por është një vlerësim i qartë për reformat e ndërmarra dhe progresin e arritur nga Shqipëria.
Po ashtu kryeministri tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme edhe për mesazhin që përcjell procesi i zgjerimit të BE-së.
Rama: Ajo që ndodhi sot shënon vërtet një gur kilometrik në rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Sapo ramë dakord të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociues dhe ky nuk është thjesht një hap në këtë proces të gjatë, por një vlerësim i qartë se Shqipëria po ecën përpara, reformat po japin rezultate dhe vendi ynë është i përgatitur të marrë përgjegjësitë në rrugën e integrimit", u shpreh Rama.
E sotmja është një ditë shumë e rëndësishme, sepse thekson një mesazh të qartë: Shqipëria jep rezultate, Bashkimi Europian jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE-ja reagon. Ky është një proces i bazuar në meritë nga të dyja palët.
Është jashtëzakonisht shumë inkurajuese, super e rëndë. Faleminderit, Marta, që ke qenë koherente e durueshme dhe që na ke mbajtur në drejtim pavarësisht pengave dhe ne po sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë, po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi. Prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë dhe njerëzit janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon
