Hapësire reklamuese

Politikë

Ulsi Manja reagon për "përplasjen" me Gjiknurin dhe opozitarët: Komisioni i Ligjeve verifikon nëse përputhet me Kushtetutën, nuk bën vlerësim teknik

Shkruar nga Newsbomb
Ulsi Manja reagon për "përplasjen" me Gjiknurin dhe
Momenti kur Damian Gjiknuri largohet nga komisioni i drejtuar nga Manja

Deputeti socialist dhe njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Ulsi Manja ka reaguar për debatet që pati në mbledhjen e kësaj të marte me kolegun socialist Damian Gjiknuri dhe opozitarë Oerd Bylykbashi e Gent Strazimit.

Në komision po diskutohej për impiante eolike në tokat bujqësore, dhe Gjiknuri, ashtu si kolegët demokratë, ishte kundër sepse sipas tyre do të shkatërrohen arat.

Mirëpo, në reagimin e tij, Ulsi Manja teksa publikon projektligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, thotë se komisioni që ai drejton, verifikon përputhshmërinë e ligjeve apo projektligjeve me Kushtetutën, nuk bën vlerësim teknik.

"Për këtë projektligj pati debate, por roli i Komisionit të Ligjeve është i qartë: të verifikojë përputhshmërinë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, jo të bëjë vlerësimin teknik të politikave sektoriale, i cili i takon komisionit përgjegjës për bujqësinë.

Projektligji u vlerësua në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, ndërsa relacioni shoqërues i shpjegon qartë arsyet e ndryshimeve të propozuara. Debati është i dobishëm kur mbështetet te ligji dhe argumentet juridike", sqaron Ulsi Manja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese