Ish-nënkryetari dhe deputeti i PD-së Edmond Spaho, në një postim në Facebook, i ka dalë hapur në mbështetje të kryeministrit Edi Rama, ku i ka kërkuar këtij të fundit mos të japë dorëheqjen.
Spaho shkruan se Rama nuk duhet që të japë dorëheqjen pasi sipas tij, Shqipëria është pranë rastit unikal të mbylljes në negociatave për anëtarësimin në BE dhe ka përballë ato që ish-deputeti i quan “revolucionarë fashistë”, duke iu referuar protestave që po mbahen në Tiranë.
Sipas ish-ligjvënësit demokrat, protestuesit kërkojnë që të vijnë në pushtet me revolucion dhe motolov, ashtu si kanë ardhu në pushtet fashistët dhe nazistët në Itali.
“Ne demokraci vihet ne pushtet vetem nepermjet votes se qytetareve. Fashistet dhe marksistet vine ne pushtet me revolucion dhe me pas zhdukin fizikisht kundershtaret e tyre politik”, thekson ai.
Po ashtu Spaho ka sulmuar hapur protestuesit, për të cilët shkruan se janë dështakë dhe kanë mungese të theksuar intelektualiteti.
Postimi i Spahos:
Ka ende njerez te mençur qe shohin interesin kombetar mbi ate partiak.
Ne te vertete Rama nuk duhet te jape doreheqje jo vetem sepse tani jemi prane nje rasti unikal qe Shqiperia te mbylle procesin e integrimit europian, por edhe se ky grup qe ka dale ne revolucion eshte qartazi atavizem fashiste.
Ky grup kerkon te shkaterroje bazat e demokracise, duke tentuar te vije ne pushtet me revolucion, me molotov, nga rruga, ashtu si erdhen ne pushtet falangat fashiste te Musolinit dhe Hitlerit.
Ne demokraci vihet ne pushtet vetem nepermjet votes se qytetareve. Fashistet dhe marksistet vine ne pushtet me revolucion dhe me pas zhdukin fizikisht kundershtaret e tyre politike.
Ky grup perbehet nga njerez qe flasin ne emer te popullit por jane te paarrire ne jete, deshtake, te papjekur, me mentalitet dhe fjalor te cunguar. Mjafton te ndjekesh llomotitjet e tyre cdo nate ne tribune, per te kuptuar se sa te varfer jane intelektualisht, sa bosh jane ne mendime dhe sa qesharake behen ne propozimet per organizimin e rendit tone shoqeror dhe qeverisjen e vendit.
Ky grup eshte shoqerisht i rrezikshem dhe duhet parandaluar te marre revan.
Ata si grupet e sulmit fashiste sulmojne ne menyre te organizuar te gjithe ata qe mendojne ndryshe, i masakrojne me fjalor rrugacesh ne rrjete sociale, ne banaqe televizive, sulmojne dhe shkaterrojne biznese qe i konsiderojne kundershtare, kane shpallur armik shtetin e Izraelit, kerkojne burgosjen e atyre qe shkojne ne koncert, shajne dhe ofendojne ne korr te gjithe qytetaret qe nuk i bashkohen marshimit te tyre te pernatshem, por shohin hallet e tyre.
Per fat te keq, ne kete paudhesi, atyre ju bashkohen falangat neomarksiste te Prishtines dhe xhamillaret e Tetoves, te cilet si kurre ndonje here me pare, madje as ne kohen e Titos dhe Millosheviçit, kerkojne te destabilizojne Shqiperine dhe te permbysin qeverine legjitime te saj.
Problemi nuk shtrohet a do dorehiqet Rama.
Problemi shtrohet a do ngrihet pjesa e shendoshe e shoqerise sone, ti kundervihet kesaj murtaje ne Tirane, e cila jo vetem kerkon te zhbeje cfare kemi arritur deri me sot, por edhe ta coje vendin qindra vjet prapa.
