Një operacion i vështirë shpëtimi është zhvilluar së fundi nga një sërë forcash operacionale të shpëtimit, përfshirë këtu edhe anëtarët e organizatës vullnetare "Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë".
Të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e një turisteje gjermane e cila ishte lënduar gjatë një ngjitjeje në terren të vëshirë malor në rrethinat e Tiranës.
Fatmirësisht shtetësja gjermane ndodhet tashmë e sigurt në duart e shërbimit shëndetësor të QKUM-së. Pamjet tregojnë se forcat e shpëtimit e kanë tranportuar të lënduarën me barrel deri në mbërritjen te ambulanca.
Kujtojmë se ky nuk është një rast i izoluar, pasi gjatë periudhës së verës, shumë turistë shqiptarë e të huaj, pësojnë lëndime ose mbeten të bllokuar në kanione apo terrene të vështira malore.
