Hapësire reklamuese

Politikë

“Zvërneci” shkon edhe në konferencën e 9-të ndërqeveritare, Rama: Do bëjmë një projekt që është krenari për Shqipërinë dhe Europën

Shkruar nga Newsbomb
“Zvërneci” shkon edhe në konferencën e 9-të
Edi Rama

Shqipëria po zhvillon sot në Bruksel Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Teksa gjatë një konference e cila është duke u mbajtur tashmë, pritet të zyrtarizohet mbyllja e negociatave për tre kapituj: Kapitulli 25, Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26,  Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 31,  Marrëdhëniet me Jashtë.

Një ndër pyetjet që i është drejtuar Kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij nga gazetarët e pranishëm, ka pasur të bëjë me projektin e shumëpërfolur prej kohësh në Zvërnec.

Rama theksoi se gjithçka është duke u bërë sipas rregullave dhe se ai projekt do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën.

Pjesë nga fjala e Ramës:

"Nga vitet e gjata në detyrë kam mësuar që kur thua Bruksel, është një fjalë shumë komplekse, ka shumë organizma dhe ka shumë zëra në Bruksel. Për ne, të gjitha zërat në Bruksel janë mjaft të respektueshëm, por ka një fjalë që e marrim shumë seriozisht, që është zëri i Komisionit. Deri tani më duhet t’ju them se Komisioni është krye të gjithçkaje duke qenë shumë i mirë informuar, bazuar në fakte dhe arsyeja pse them gjithmonë, qysh prej një kohe të gjatë, që në këtë botë, informacioni apo sistemeve shume kaotikë informacioni dhe pikëpamjeve mjaft të debatueshme, ku e vërteta gjen gjithmonë e më pak hapësirë, e gënjeshtra dhe gjysmë të vërtetat e të vërtetat e rreme, gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë, Komisioni mbetet në fakt ai që mban fort objektivitetin sepse Komisioni punon bazuar në fakte, punon bazuar në të dhëna, punon bazuar në burime të verifikuara, ndaj jam i sigurtë që edhe ju nëqoftëse do të kishit interes për faktet, për të dhënat, për burimet e verifikuara, do të kuptonit se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Projekti është ende punë në vazhdim. Projekti nuk është askund, nuk mund të shihet askund deri më tash sepse nuk është finalizuar dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është në proces e sipër. Gjithçka po bëhet sipas rregullave qysh prej ditës së parë, pavarësisht emrave. Përmendja e emrave nuk është diçka që na ndihmon për të shkuar tek e vërteta dhe kur them sipas rregullave, kam vetëm një libër rregullash që vlen për ne, që është ‘’libri’’ i rregullave të standardeve të anëtarësimit dhe ‘’libri’’ i rregullave të Komisionit të Bashkimit Europian. Pra ideja që Shqipëria do të vazhdonte përpara me diçka që nuk do të ishte në përputhje të plotë me ‘’librin e shenjtë’’ të besimtarëve dhe ateistëve në Shqipëri, që janë standardet e parimet e BE, është pretendim pa bazë, pra nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Zero. Ne do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë e për Europën. Kjo është ambicia ime. Shqipëria duhet ta bëjë realitet për veten dhe për Europën dhe sigurisht, në proces do të jemi siç kemi qenë deri tani, shumë rigorozë për të kërkuar asgjë përpos standardeve më të larta. Do të kërkojmë vetëm diçka që do t'i bëjë të gjithë krenarë që e kanë këtë gjë në mes të Europës. Në të kundërt nuk do të ndodhë."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese