Deputetja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi, e ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, në Euronews Albania, komentoi mbi procesin e integrimit evropian dhe rolin e Shqipërisë krahas vendeve të tjera të rajonit.
Ajo theksoi se zgjerimi nuk ka qenë prioritet i Bashkimit Evropian, por u bë i tillë pas luftës në Ukrainë. Muzhaqi solli si shembull Malin e Zi, i cili ka nisur negociatat 12 vite më parë, duke nënvizuar se avantazhi kohor nuk mund të injorohet.
“Duhet thënë se nuk e kishte zgjerimin pjesë të prioriteteve të veta, u bë pjesë e prioriteteve kur ndodhi lufta në Ukrainë, dhe kjo nuk do të thotë se procesi behet pa merita dhe pa arritje. Kjo është shumë e kollajshme për t’u demonstruar duke parë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Të mos harrojmë se negociatat e Maliti të Zi me Bashkimin Evropian kanë filluar 12 vite para nesh, kështu që kohë avantazh nga ajo e Malit të zi nuk mund t’i shumëzojmë me zero. Bashkimi Evropian vlerëson progresin që Shqipëria ka.
Megjithatë të mos shohim vetë Malin e Zi, ne kemi edhe katër vende të tjera në rajon, Në fakt unë kam qenë javën e kaluar ne Bruksel dhe Strasburg bashkë me kolege të tjerë nga të pesta vendet e tjera dhe kemi pyetur edhe Komisionin Evropian edhe Komision Parlamentar dhe secili pyeste për shtetin e tij, po te shikoje përgjigjet që jepeshin për Maqedoninë e Veriut, Kosovën apo Bosnje Hercegovinë, e kupton nga përgjigjet se nuk ata nuk janë në trenin e saktë, ndërsa neve jemi.
Për Shqipërinë edhe për malin e zi është thënë që është në trenin e duhur, pavarësisht se Mali i Zi është më përpara se sa ne ndaj edhe nuk mund të themi se ia kemi kaluar.
Më tej, Muzhaqi ndaloi tek perceptimi i qytetarëve dhe protestuesve, duke e lidhur me pritshmëritë për ritmin e reformave.”, tha deputetja Bora Muzhaqi.
Deputetja Bora dha edhe një koment mbi perceptimin e protestuesve. Sipas saj, fakti që qytetarët kërkojnë më shumë nuk është shenjë pakënaqësie absolute, por tregon se ata e shohin ndryshimin dhe duan ta përshpejtojnë.
Ajo theksoi se protestuesit nuk janë të gatshëm të ecin me ritmin aktual, por kërkojnë një hap më të shpejtë në reformat dhe integrimin e vendit. Muzhaqi e lidhi këtë me mentalitetin ballkanas dhe mesdhetar, ku ekziston një prirje e natyrshme për t’u ankuar dhe për të kërkuar më shumë nga vetja.
“Mendoj se protestuesit e shohin ndryshimin e Shqipërisë, pikërisht prandaj kërkojnë edhe më shumë, protestuesit nuk janë të lumtur të ecin me këtë ritëm edhe dua një ritëm më të shpejtë. Ne si popull jo vetëm si shqiptarë por ballkanasit madje edhe Mesdheu në përgjithësi na pëlqen të ankohemi deri diku edhe të kërkojmë më shumë nga vetja. Të dyja janë aftësi shumë të mira sidomos pjesa e të kërkuarit më shumë nga vetja, sepse është edhe arsyeja se pse ballkanasit kudo që shkojnë zakonisht dalin të parët.”, shtoi ajo
