Giorgia Meloni prezantoi sot një projektligj që zgjeron “ndalimin parandalues” edhe për të miturit që konsiderohen rrezik për rendin publik.
Ministri i Brendshëm, Matteo Piandendozi, tha se masa mund të zbatohet kur policia gjen të mitur me armë apo thika, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve, sidomos në zonat e mbushura me njerëz.
Projektligji pritet të miratohet nga parlamenti për të hyrë në fuqi.
Aktualisht, kjo masë për të rriturit lejon policinë dhe karabinierët të mbajnë personat e dyshuar për më shumë se 12 orë, kur ka tubime apo ngjarje të mëdha publike.
Prokurori njoftohet menjëherë dhe mund të kërkojë anulimin e vendimit. Masa mund të zbatohet edhe nga policia bashkiake. Me ndryshimet e reja, drejtorët e policisë do të kenë të drejtë të ndalojnë tubime pa njoftim me shkrim.
Qeveria Meloni miratoi më herët masa të tjera si ndalimin e shitjes së thikave për të miturit dhe gjoba deri në 1 mijë euro për prindërit që nuk kujdesen për sjelljen e fëmijëve dhe nuk parandalojnë akte të dhunshme.
