Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se Irani do të përballet me pasoja të rënda për çdo ushtar amerikan të vrarë gjatë operacioneve ushtarake të fundjavës.
“Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do ta paguajnë shumëfish për atë vrasje! Kjo direktivë i është përcjellë Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, Kryetarit të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Daniel Caine, dhe çdo Udhëheqësi në Ushtri,” shkroi Trump në Truth Social.
Deklarata e Trump vjen pasi ushtria e amerikane identifikoi sot dy ushtarë të vrarë në Jordani, teksa mbronin bazën nga sulme me raketa balistike dhe dronë.
Ndërkohë po kryhet një ekzaminim i mbetjeve mortore për të përcaktuar nëse ato i përkasin një ushtari të tretë, i cili rezulton ende i zhdukur pas sulmit.
Ndërkohë, në Irak një tjetër ushtarak amerikan humbi jetën pas një "shpërthimi të kontrolluar" të një droni iranian.
