Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj komenteve të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mamdani, i cili sugjeroi mundësinë e arrestimit të Netanyahut gjatë vizitës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Në një postim në platformën X, zyra e Netanyahut tha se z. Mamdani duhet të përqendrohet në riparimin e dëmit që politikat e tij po shkaktojnë në Nju Jork.
“Z. Mamdani duhet të përqendrohet në riparimin e dëmit që politikat e tij po shkaktojnë në Nju Jork. Ashtu si Karim Khan, Mamdani duket se dëshiron të largojë vëmendjen nga veprimet e tij të pamenduara duke sulmuar udhëheqësin e shtetit hebre, demokracinë e vetme në Lindjen e Mesme.”
Mamdani, në një intervistë për New York Times, deklaroi se “vendi i Netanyahut është në Hagë” sepse “ai është një kriminel lufte për të cilin është lëshuar një urdhër arresti” nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Ai shtoi se nuk ishte i sigurt nëse kishte autoritetin për të arrestuar një udhëheqës të huaj, por po e diskutonte çështjen me autoritetet e qytetit.
“Ne do të bëjmë atë që ligji më lejon të bëj në New York.”
Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë ka lëshuar urdhër-arreste për Netanyahun për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet çdo shtator në Nju Jork, dhe vizita e Netanyahut pritet të shoqërohet me tensione politike dhe debate mbi legjitimitetin e urdhër-arresteve ndërkombëtare.
