Pamje “apokaliptike” ka ndarë agjencia e lajmeve Reuters nga zjarri masiv i cili më 17 korrik shkatërroi më shumë se 100 shtëpi pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore.
Ky zjarr është cilësuar nga autoritetet si zjarri më i madh i rënë në zona të banuar në historinë e Norvegjisë, megkithatë fatmirësisht nuk ka raportime për viktima apo persona të zhdukur.
Zjarri nisi rreth orës 15:30 të së premtes në një kompleks banesash të ngjitura (tarracë/rresht) në qytetin Krokstadelva, pranë Drammenit. Për shkak të erërave të forta, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe në zonën e banuar dhe në pyjet aty pranë. Më shumë se 400 banorë u evakuuan urgjentisht dhe u strehuan në qendra të posaçme, ndërsa mbi 60 zjarrfikës dhe helikopterë u angazhuan intesivisht duke hedhurujë nga ajri, flakët u arritën të vendoseshin në kontroll mëngjesin e djeshëm.
Drejtoria Norvegjeze për Mbrojtjen Civile dhe policia lokale po presin stabilizimin e plotë të terrenit për të nisur hetimet zyrtare mbi shkaqet e zjarrit.
