Hapësire reklamuese

Bota

Mamdani mund të arrestojë Netanyahun? Kryebashkiaku i New York i ashpër: Ai është kriminel lufte, po erdhi në asamblenë e OKB…

Shkruar nga Newsbomb
Mamdani mund të arrestojë Netanyahun? Kryebashkiaku i New York i
Ilustrim: Mamdani dhe Netanyahu

Zohran Mamdani, kryebashkiaku i parë mysliman i New Yorkut, ka mbajtur një qëndrim të prerë ndaj Benjamin Netanyahut. Gjatë një interviste të dhënë për “New York Times”, ai deklaroi se Netanyahu: “është një kriminel lufte që duhet të gjykohet në Hagë", duke mos përjashtuar edhe mundësinë e arrestimit të tij, nëse kryeministri izraelit "zbarkon" në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Megjithatë kjo deklaratë e Mamdanit mbetet ende për t’u sqaruar, në rast se ai ka autoritetin për të vepruar.

Sipas tij për këtë arsye administrata e tij është në kontakt me zyrën ligjore për të verifikuar nëse kryebashkiaku ka autoritetin të urdhërojë Departamentin e Policisë së Nju-Jorkut që të procedojë me arrestimin e një lideri të huaj.

"Jemi në një fazë diskutimi aktiv me avokatët: Do të bëjmë atë që ligji më lejon të bëj, por nuk do të shkruajmë rregulla ‘ad hoc’ për këtë qëllim", shpjegoi Mamdani, i cili në të kaluarën kishte folur pa doreza për gjenocid në Gaza, duke marrë jo pak kritika.

Ndërkohë reagimi i Izraelit ka qenë i menjëhershëm, ku zyrtarisht ambasadori i izraelit në OKB, Bany Danon është shprehur se: "Në vend që të përqendrohet te përgjegjësitë e tij si kryebashkiak, ai ka zgjedhur të nxisë armiqësi dhe të tërheqë vëmendjen e mediave duke sulmuar shtetin e Izraelit"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese