Organizata e Energjisë Aromike të Iranit njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar ditën e sotme centralin bërthamor të Darkhovinit, i cili ndodhet në ndërtim e sipër në jugperëndim të vendit.
Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, forcat amerikane goditën objektin bërthamor me një numër raketash. Autoritetet iraniane e cilësuan si një “akt agresiv dhe terrorist”, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
“Forcat amerikane, në një akt agresiv dhe mizor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, sulmuan sot centralin bërthamor Darkhovin, i cili është në ndërtim e sipër, me një numër të caktuar raketash”, thuhet në deklaratën e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.
