Ledri Vula
Këngëtari Ledri Vula është në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, me lëvizjet që ai bën në rrjet.
Së fundmi, ai ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku vëmendjen e ka tërhequr një tatuazh në krahun e majtë, pranë zemrës.
Bëhet fjalë për një mbishkrim në gjuhën hebraike, i cili në gjuhën shqipe do të thotë: “Nuk ka dashuri”.
Ky detaj ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë fansa e kanë interpretuar tatuazhin si një mesazh të koduar, duke e lidhur me jetën e tij personale dhe ndarjen.
Sondazh
Poll
