Leonora Jakupi
Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka ndarë sot me ndjekësit e saj në rrjetet sociale mallin që ka për babain e ndjerë.
Përmes një disa postimesh në InstaStory, ajo ka kujtuar babain e saj të ndjerë Qazim Jakupin në 28-vjetorin e rënies së tij dëshmor për lirinë e Kosovës.
Në njërin prej postimeve, Leonora ka publikuar një fotografi bardh e zi të prindërve të saj, ku ata shfaqen krah njëri-tjetrit në rininë e tyre.
“Sa mall kam për ty, engjëlli im babë," shkruan ajo krahas fotos.
Ndërsa në një postim, Leonora ka publikuar një fotografi nga varri i të atit, duke e shoqëruar me fjalë prekëse.
“Sot 28 vite pa ty, babë, ti mburrja dhe krenaria jonë!” shkruan ajo.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll
Lexo gjithashtu
Showbiz & Lifestyle
Capital T dhe Adrola Dushi të pandarë, shijojnë pushimet dhe njëri-tjetrin
Showbiz & Lifestyle
