Foto nga aksidenti
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Bradasheshit.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion dhe një automjet janë përplasur me njëri-tjetrin, duke bllokuar edhe qarkullimin në rrugë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, ndërsa deri më tani nuk një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.
Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në këtë aks të autostradës është bllokuar për më shumë se 30 minuta, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh në të dy drejtimet e lëvizjes.
Sondazh
Poll
