Hapësire reklamuese

Aktualitet

Durrësi mirëpret kroçierën luksoze, rreth 650 turistë amerikanë dhe kanadezë zbarkojnë në port

Shkruar nga Newsbomb
Durrësi mirëpret kroçierën luksoze, rreth 650 turistë
Koçiera në Durrës

Këtë të mërkurë në Portin e Durrësit mbërritën rreth 650 turistë nga SHBA-ja dhe Kanadaja me një anije turistike luksoze.

Ndërkohë, rreth 80 turistë të tjerë kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar, u nisën nga Durrësi për të vijuar udhëtimin e tyre drejt Kroacisë.

Kjo është hera e parë që kjo kroçierë ankorohet në Portin e Durrësit me pasagjerë në bord, ndërsa nisja e turistëve nga Shqipëria shënon një zhvillim të ri për lundrimin turistik në vend.

Numri i kroçierave që vizitojnë Portin e Durrësit ka ardhur në rritje vitet e fundit, duke e bërë atë si një nga portat kryesore të turizmit detar në Shqipëri dhe në rajon.

Gjatë qëndrimit në Durrës, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë qytetin, zonat turistike dhe kulturore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese