Hapësire reklamuese

Aktualitet

Blutë e Shkodrës arrestojnë 21 vjeçarin, iu gjetën 4 armë zjarri dhe municion

Shkruar nga Newsbomb
Blutë e Shkodrës arrestojnë 21 vjeçarin, iu gjetën 4
Momenti i arrestimit

Një shtetas 21 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tij blutë gjetën municion dhe 4 armë, më konkretisht një automatik, një pushkë dhe dy armë gjahu.

Armët e zjarrit mësohet se janë dërguat në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar "Kalibri".

Sekuestrohen 4 armë dhe sasi e konsiderueshme municioni.

Vihet në pranga 21-vjeçari që mbante sendet e kundërligjshme, në banesën e tij, në fshatin Trush.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative dhe operacionale, kryer me fokus parandalimin e paligjshmërive, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar "Kalibri", në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Trush, u gjetën sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu), të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese