Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Kiev dhe në ceremonitë për Ditën e Shtetformimit të Ukrainës.
Bajramin Begaj konfirmoj mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin, integritetin territorial, rimëkëmbjen dhe integrimin evropian të Ukrainës.
Ai tha se Shqipëria ka qenë e qartë dhe e vendosur në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe se mbështesim arritjen për paqen gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Shqipëria ka qenë e qartë dhe e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën. Ne qëndrojmë në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit tuaj territorial brenda kufijve tuaj të njohur ndërkombëtarisht. Gjithashtu, mbështesim arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, që respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat legjitime të popullit ukrainas”, - deklaroi Kreu i Shtetit.
Gjatë fjalës së tij në Samitin e Kievit, Presidenti i Republikës e vendosi theksin në forcimin e bashkëpunimit për sigurinë dhe qëndrueshmërinë përballë kërcënimeve të përbashkëta. Begaj shtoi gjithashtu se mbështetja për Ukrainën duhet të shoqërohet me hapa konkrete.
“Mbështetja jonë, theksoi Presidenti Begaj, duhet të shkojë përtej deklaratave. Ajo duhet të përkthehet në bashkëpunim praktik. Kjo është arsyeja pse Samiti i sotëm ka rëndësi. Ai na lejon të forcojmë koordinimin politik, të thellojmë solidaritetin rajonal dhe të identifikojmë fusha konkrete për veprim të përbashkët”.- tha Begaj.
Gjatë qëndrimit në Kiev, Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me Presidentin Volodymyr Zelenski ku diskutuan për zhvillim ekonomik dhe mundësi për marrëveshje të reja.
