Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshohet se vodhën 3 milionë euro në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ndalohet drejtoresha, shefja e financës dhe arkëtarja

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se vodhën 3 milionë euro në filialin e Postës
Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit Elisazbeta Mataj

Është ndaluar ditën e sotme drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit Elisazbeta Mataj, së bashku me shefen e financës, Valbona Hoti dhe arkëtaren Paola Dana.

Prokurori G. Frëngu ka nisur veprimet procedurale ku në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e tre punonjëseve të akuzuara nga Posta Shqiptare për shkelje detyre dhe abuzim në vlera monetare.

Ditën e djeshme pas një kontrolli të ushtruar brenda institucionit të Postës Shqiptare në Durrës u zbulua mungesa e rreth 3 milion eurove.

Drejtoresha e postës u shkarkua nga detyra, ndërsa drejtuesja e sektorit të financës Valbona Huti Duni dha dorëheqjen.

Me anë të një njoftimi zyrtar Posta Shqiptare njoftoi se pas disa verifikimeve të kryera u evidentuan parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimin e pagesave.

Pas konstatimit të këtyre parregullsive, Posta Shqiptare mori masat e menjëhershme ndaj punonjëseve përgjegjëse dhe e referoi rastin ne Prokurori.

Kujtojmë se Elisabeta Mataj u emërua në krye të Postës në Durrës në tetor te vitit të kaluar pasi zëvendësoi Etleva Budinin, e cila u zgjodh deputete e Partisë Socialiste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese