Hapësire reklamuese

Aktualitet

Komisioni për Reformën Zgjedhore shtyn punën, ndryshimet mbeten në pritje

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni për Reformën Zgjedhore shtyn punën, ndryshimet mbeten
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore është vendosur të shtyhet deri në nëntor të këtij viti.

Kërkesa është nënshkruar nga dy bashkëkryetarët e Komisionit, socialisti Damian Gjiknuri dhe demokrati Oerd Bylykbashi, e cila është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe Konferencës së Kryetarëve.

Në kërkesën e dorëzuar argumentohet se shtyrja e  afatit të punës së Komisionit ka për qëllim që të dyja palëve politike t’u japë më shumë mundësi për të dakordësuar zgjidhje politike, që t’i paraprijnë procesit të hartimit teknik të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Sipas burimeve për mediat, shtyrja e punës së Komisionit ishte paralajmëruar edhe më herët.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Damian Gjiknuri deklaroi gjatë fjalës së tij në Parlament se edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2027 mund të zhvillohen me Kodin Zgjedhor aktual.

Po ashtu mësohet se Partia Socialiste ka propozuar për hartën e re territoriale parashikon që Shqipëria të ketë rreth 40 deri në 50 bashki.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese