Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentuan të trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, policia italiane kap “mat” dhe arreston dy shqiptarë dhe një rumun

Shkruar nga Newsbomb
Tentuan të trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, policia
Droga e sekuestruar nga policia italiane

Në operacion antidrogë i oficerëve të Guardia di Financa, ka rezultuar në sekuestrimin masiv të mbi 111 kilogramëve kokainë të ndarë në blloqe, 19 mijë eurove para si edhe arrestimin e tre personave. Dy prej të cilëve shqiptarë dhe i treti rumun. 

Pasi fillimisht pa një automjet të dyshimtë nga Ankona në zonat përreth Pamës, policia financiare më tej vuri re një shkëmbim çantash midis automjetit dhe një kamioni që ishte ndaluar para tij.

Droga e cila më pas u sekuestrua ishte ndarë në 100 blloqe, dhe u gjet e vendosur në fund të kamionit, sasia e drogës arrinte vlerën prej 20 milonë eurosh nëse do të hidhej në treg, raportojnë mediat e huaja.

Me urdhër të Prokurorisë Publike të Parmës, të tre personat, dy personat që ndodheshin në makinë dhe shoferi i kamionit, dy me origjinë shqiptare dhe një rumune, u arrestuan dhe janë transferuar në burgun e Parmës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese