Hapësire reklamuese

Politikë

Lot dhe përqafime në dyert e burgjeve, ministri Toni Gogu përshëndet amnistinë: Një shans i ri për të gjithë ata që e meritojnë

Shkruar nga Newsbomb
Lot dhe përqafime në dyert e burgjeve, ministri Toni Gogu
Nje familje ribashkohet pasi i denuari u lirua sot nga Amnistia

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka reaguar për lirimet e para nga qelitë dhe burgjet shqiptare, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të amnistisë penale që si çdo vit, ndërmori qeveria shqiptare dhe kaloi me sukses disa javë më parë në Kuvend.

Gogu publikon disa pamje nga pritjet e familjarëve në dyert e institucioneve të vuajtjes së dënimit, mes lotëve e përqafimeve, dhe thotë se humanizmi dhe shteti i së drejtës ecin së bashku.

Sipas ministrit të Drejtësisë, ribashkimi i të dënuarve me familjarët e tyre tregon edhe kuptimin më të thellë të ligjit, shansin e ri për ata që e meritojnë, duke mbrojtur njëkohësisht interesin publik dhe sigurinë e shoqërisë.

"Nga sot, amnistia është realitet. Ka përqafime që flasin më shumë se fjalët. Pas çdo fotografie është një histori, një familje që pret dhe një mundësi e dytë që sjell me vete edhe përgjegjësinë për të nisur një kapitull të ri.

Humanizmi dhe shteti i së drejtës ecin së bashku. Ky është kuptimi më i thellë i ligjit: t'i japë një shans të ri kujt e meriton, duke mbrojtur njëkohësisht interesin publik dhe sigurinë e shoqërisë", shkruan ministri Toni Gogu.

Nga dita e sotme nis zbatimi i ligjit për amnistinë penale, i miratuar nga Kuvendi më 18 qershor dhe i dekretuar nga presidenti Bajram Begaj më 30 qershor. Nga kjo amnisti pritet të përfitojnë 1 335 persona të dënuar, mes tyre gra dhe të mitur.

Ligji zbatohet për të gjithë personat që kanë marrë një vendim të formës së prerë deri më 31 maj të këtij viti, përfshirë edhe rastet kur vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është zbardhur ende. Për shkak të kohës që ka kaluar nga miratimi i ligjit deri në hyrjen në fuqi, numri i përfituesve mund të jetë edhe më i lartë.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese