Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Devoll, 57-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se...

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Devoll, 57-vjeçari gjendet i pajetë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Bitinckë, të Devollit, ku një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima i përkiste komunitetit rom dhe jetonte i vetëm. Ai është gjetur nga motra e tij, e cila e ka konstatuar të vetëvarur dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Paraprakisht dyshohet se 57-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej për këtë gjë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese