Hapësire reklamuese

Bota

Izraelit s’i intereson për armëpushimin, rritet numri i të vrarëve në Gaza, mbi 1100 të vdekur që nga tetori

Shkruar nga Newsbomb
Izraelit s’i intereson për armëpushimin, rritet numri i të
Foto nga Gaza

Ministria Palestineze e Shëndetësisë, ka njoftuar se 12 trupa janë dërhuar në spitalet në Gaza dhe se një person i cili qe i plagosur ka ndërruaj jetë gjatë këtyre 24 orëve të fundit. Ndërsa 18 persona u plagosën gjithashtu në sulmet ushtarake të ushtrisë izraelite.

“Ka ende një numër viktimash nën rrënoja dhe në rrugë”, tha ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se ambulancat dhe ekipet e Mbrojtjes Civile Palestineze po përpiqen t’i arrijnë ata.

Që prej armëpushimit të vendosur në tetor të paktën 1123 palestinezë janë vrarë dhe 3616 të tjerë janë plagosur prej sulmeve izraelite.

Ndërsa që prej fillimit të saj më 7 tetor të 2023-shit, të paktën 73,246 njerëz kanë vdekur dhe janë plagosur 173,727.

Kujtojmë se para thuajse 3 vitesh, qe Hamasi ai i cili kreu një sulm të befasishëm dhe në shkallë të gjerë në territorin izraelit. Në përgjigje të këtij sulmi, Izraeli shpalli gjendjen e luftës dhe nisi një ofensivë të gjerë ushtarake e cila vazhdon ende.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese