Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Institucionet publike nuk na përgjigjen", Avokati i Popullit i raporton Kuvendit, deputetët pyesin Shabanin për protesta: S'mund të dalim në bulevard, bëhemi palë

Shkruar nga Newsbomb
"Institucionet publike nuk na përgjigjen", Avokati i Popullit i
Avokati i Popullit, Endrit Shabani raportoi sot në Kuvend

Endrit Shabani raportoi sot përpara Komisionit për Nismat Qytetare dhe ka theksuar se një pjesë e konsiderueshme e institucioneve publike nuk bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit, as për të dhënë informacion e përgjigje, e as për të pranuar rekomandimet.

"Zbatimi i rekomandimeve të Avokati të Popullit është gati 21%, një shifër e ulët për të cilën nuk jam i kënaqur dhe kërkoj ndihmën e këtij Komisioni dhe të Kuvendit që kjo të ndryshojë. Institucioni më problematik që refuzon të zbatojë rekomandimet tona, është Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Ndërkohë, nga pushteti lokal, bashkia Përrenjas dhe ajo e Tiranës janë më pak bashkëpunueset", tha ndër të tjera Shabani.

I pyetur nga deputetët mbi rolin e tij në protestat e ditëve të fundit, Avokati i Popullit saktësoi se nuk mund të mbajë anë në raport me kërkesat politike të protestuesve, por garantoi se institucioni monitoron çdo protestë dhe interviston çdo të ndaluar nga policia për tu garantuar liria e tubimit.

"Kërkesa e aktorëve politikë që Avokati i Popullit të dalë dhe të protestojë në krah të protestuesve më duket një kërkesë për ta bërë Avokatin e Popullit palë. Roli i Avokatit të Popullit nuk është të mbështesë kërkesat politike të aktorëve politikë, qofshin këto dhe të qytetarëve që dalin dhe protestojnë.

Eshtë të garantojë të drejtën kushtetuese për të protestuar. Kam qenë edhe vetë disa herë në komisariate dhe kam biseduar me protestuesit, ndërkohë që aktualisht jemi duke hetuar për 10 raste nëse policia ka tejkaluar përdorimin e forcës", u shpreh Endrit Shabani.

Avokati i Popullit kërkoi nga Kuvendi miratimin sa më herët të ligjit të ri për institucionin, me qëllim që të zgjerohen mundësitë për veprim aktiv dhe konkret në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese