Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sulmoi dhe tërhoqi zvarrë farmacisten për të vjedhur një shumë parash, bie në pranga 45 vjeçari në Durrës (EMRI-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Sulmoi dhe tërhoqi zvarrë farmacisten për të vjedhur
Momenti kur sulmon farmacisten

Pasi vodhi  me dhunë një shumë parash një një farmaci mbrëmjen e djeshme në Durrës, një 45 i identifikuar me emrin Gentian Gjyzeli vjeçar ka rënë në prangat e policisë.

Sipas njoftimit të bluve, rezultoi se ai ishte aktualisht me masë sigurie “arrest në shtëpi” për vjedhje. Ndërkohë në videon e bërë piblike nga Policia duket se Gjyzeli, hyn i maskuar me  një kapele në kokë dhe shall rreth fyryrës në farmaci. Më pas ai sulmon farmacisten dhe turret te vendi ku mbahen lekët për t’i vjedhur ato.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Reagimi”, për vënien në pranga të një shtetasi me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve.

Mbrëmë, vodhi me forcë, një shumë parash, në një farmaci, arrestohet pak orë pas krimit, 45-vjeçari.

Ai ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se mbrëmë, në farmacinë ku punonte, në lagjen nr. 12, një shtetas kishte vjedhur me forcë, një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin e koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u kap pak orë pas kryerjes së krimit, dhe u vu në pranga, autori i dyshuar, shtetasi G. Gj., 45 vjeç, banues në Durrës.

45-vjeçari, me precedent kriminal të theksuar në fushën e vjedhjeve, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për të njëjtin krim.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. Gj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhja me dhunë" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese