Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Jam kërcënuar me jetë!” Fitoi lirinë nga Amnistia, Besmir Gjezari do të provojë pafajësinë dhe flet me emra: Nuk më ka lënë të takoj fëmijën…

Shkruar nga Newsbomb
“Jam kërcënuar me jetë!” Fitoi lirinë nga
Besmir Gjezari

Pas më shumë se dy vitesh në burg, Besmir Gjezari ka lënë qelinë mëngjesin e kësaj të mërkure, teksa në një deklaratë për mediat është shprehur se do të nisë një betejë ligjore për të provuar pafajësinë e tij.

Ai u dënua me 5 vite burg nën akuzë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, por sipas tij është dënuar padrejtësisht. Madje ai është shprehur se ka qëndruar larg familjes gjatë kohës së dënimit, dhe se i është mohuar e drejta për të takuar fëmijën e tij të mitur.

Ai për këtë ka bërë përgjegjës oficerin e policisë gjyqësore Mariglen Beqo, ndaj të cilit thotë se do kërkojë hetim. Ndërkohë Gjezari po ashtu ëhtë shprehur se është kërcënuar dhe i është bërë presion nga “njerëz të drejtësisë”.

“Nga padrejtësitë që më ka bërë oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. Ai ka marrë dhe presion e kërcënime nga njerëz të drejtësisë, dhe ndihem shumë i kërcënuar dhe i rrezikuar, si unë dhe familja ime”, është shprehur ai ndër të tjera.

Pjesë nga deklarata e Besmir Gjezarit:

“Unë jam akuzuar për lëndë narkotike, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Jam dënuar me pesë vite burg. Vuajta dy vite e shtatë muaj. Dhe unë nuk jam kapur me asnjë lloj gjëje. Jam dënuar padrejtësisht nga ana e Prokurorisë së Korçës dhe Gjykatës, dhe këtë e kam nga oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. E ka me tendencë.

Nga ai u nis ajo. Dhe më ka marrë dhe familjen në qafë ai dhe kam dy vite e kusur këtu që s’po takoj dot familjen time. Do ta kërkoj drejtësi dhe kjo është vetëm fillimi. Sa kam dalë, do t’i nis të gjitha gjërat nga e para.

Nuk i kam takuar familjarët se nuk i ka lejuar prokuroria. Atë çështje që s’kam pasur, dhe ky ndikim ka qenë nga oficeri i policisë gjyqësore për të më hequr dhe padrejtësisht takimin, të drejtën e fëmijës. Se kam një fëmijë të mitur, të moshës 3 vjeçare dhe e kam lënë gati një vit, një vit e pak, dhe nuk e kam takuar, nuk e kam parë. Nga padrejtësitë që më ka bërë oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo.

Ai ka marrë dhe presion e kërcënime nga njerëz të drejtësisë, dhe ndihem shumë i kërcënuar dhe i rrezikuar, si unë dhe familja ime.

Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime. Më kanë kthyer gjëra personale. Për çfarë, oficeri i policisë gjyqësore se unë nuk e di dhe nuk e kuptoj akoma përse, arsye. Për çfarë ka ndikuar mos takimi me familjen dy vite e kusur këtu, takimet me njerëzit e mi? Unë nuk e kuptoj se çfarë ka bërë vaki këtu. Dhe të më hiqet e drejta e fëmijës padrejtësisht, se ndikon oficeri i policisë gjyqësore. Për çfarë arsye? Atë e di ai, dhe këtë do ta kërkojmë me drejtësinë. Po, normale, që po, normale. Jam familjar, kam një fëmijë të mitur, kam një biznes timin, dhe dua t’i përkushtohem familje.“

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese