Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mercedesi i goditi nga mbrapa dhe "Smarti" përfundoi në arë, FOTO: Ky është mësuesi që humbi jetën në Cërrik, vdiq edhe pasagjeri 22 vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Mercedesi i goditi nga mbrapa dhe "Smarti" përfundoi në
Aksidenti dje ne Cërrik-Mollas dhe mesuesi Qemal Çala

Qemal Çala është 63 vjeçari që humbi jetën pasditen e djeshme në aksin Cërrik-Mollas. Ai drejtonte një automjet "Smart" dhe pasagjer kishte 22 vjeçarin Drilon Tabaku, i cili gjithashtu ndërroi jetë në vendngjarje.

Mjeti i tyre është përplasur nga mbrapa nga një mjet Mercedes Benz dhe nga goditja e fortë, përveçse është shtypur komplet në pjesën e pasme, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arën krah saj.

Mësuesi Qemal Çala dyshohet se ka frenuar për të shmangur shtypjen e një qeni që i kishte prerë rrugën dhe në pak çaste pas tyre ka shkuar me shpejtësi të madhe mjeti Mercedes Benz. Nga përplasja, edhe drejtuesi tjetër, Sajmir Muça, 38 vjeç, ka mbetur i plagosur.

Ikja e parakohshme nga jeta e Qemal Çalës dhe të riut Drilon Tabaku ka tronditur familjet e tyre, ndërsa shkolla në Mollas ku 63 vjeçari jepte mësim, ka ndarë një mesazh ngushëllimi.

Familja ka hapur dyert e mortit dhe ka njoftuar të gjithë miqtë, kolegët dhe të njohurit e tjerë për ikjen e tij të parakohshme, ndërsa mesazhet e nxënësve dhe prindërve të tyre për vdekjen e mësuesit të tyre të dashur janë të shumta.

Mercedesi i goditi nga mbrapa dhe "Smarti" përfundoi në
Njoftimi mortor per ndarjen nga jeta te Qemal Çales

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese