Mesditën e sotme, ka mbajtur një konferencë për shtyp Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Fatmir Hoxha.
I cili ndër të tjera gjatë fjalë së tij e vendosi theksin te siguria rrugore në qarkurn e Elbasanit, për të cilën tha se strukturat e Policisë Rrugore janë në angazhim të vazhdueshëm. Por u bëri thirrje edhe qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, si edhe një respektim më rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Një apel të veçantë dua t’u drejtoj qytetarëve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, çdo shkelje që cënon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet me masa sipas ligjit”, u shpreh ai ndër të tjera.
Teksa theksoi se vetëm në dy muaj në qarkun e Elbasanit janë regjistruar 3 humbje jete. Kujtojmë se ditën e djeshme një aksident fatal u mori jetën dy personave në aksin Cërrik-Mollas.
Ndërsa Hoxha u shpreh se që prej janarit e deri në korrik janë në total 13 humbje jete nga aksidentet rrugore në qarkun e Elbasanit, duke theksuar se problemet që lidhen me qarkullimin rrugor janë në fokusin e DVP Elbasan.
“Për sa i përket problemit të aksidenteve rrugore, unë e përmeda që kanë qenë 3 raste në dy muaj, dua të them që numri i aksidenteve rrugore deri më tani janë 13 aksidente me humbje jete, që nga janari. Ne jemi të angazhuar që problemet që lidhenn me qarkullimin rrugor t’i kemi fokusin tonë”, shtoi ai.
