Hapësire reklamuese

Aktualitet

Blutë e Lezhës dhe “Shqiponjat” operacion antidrogë! Kthyen banesën në parcelë për kultivim kanabisi, bien në pranga dy persona, e pësojnë edhe 4 punonjës të OSHEE (EMRAT-PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Blutë e Lezhës dhe “Shqiponjat” operacion antidrogë!
Pamje nga operacioni

Policia e Lezhës  në bashkëpunim me Focat “Shqiponja” pas një operacioni antidrogë në fshatin Velë, ka zbuluar 5 parcela me kanabis në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Gjatë ktij operacioni kanë rënë në pranga 2 persona të identifikuar si Marin Feta 39 vjeç dhe Anton Mashnori 27 vjeç, ndërsa në gjendje të lirë do të hetoen 4 punonjës të OSHEE-së.

Po ashtu blutë kanë bërë me dje se është bërë i mundur agjesimi i 174 bimëve të dyshuara lëndë narkotike Canabis Sativa, si edhe sekuestrimi i 2 armëve gjahu që mbaheshin prej autorëve, disa pajisje që furnizoheshin në mënyrë të paligjshme me energjinë elektrike, një autormjet dhe 18 celularë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet, si rezultat i ndjekjes disajavore të informacioneve të siguruara në rrugë operative, operacioni antidrogë i koduar “Lightning”.

Zbulohen në fshatin Velë, 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 2 autorët e kësaj veprimtarie kriminale.
Asgjësohen në total 174 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Sekuestrohen 2 armë gjahu që mbanin autorët, pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet dhe 18 celularë.
Procedohen penalisht 4 punonjës të OShEE-së.

Si rezultat i administrimit disajavor të një informacioni të siguruar në vijim të punës intensive operative dhe operacionale kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, se në territorin e fshatit Velë, njësia administrative Kolsh, ishin kultivuar bimë narkotike, në ambiente të mbyllura dhe të hapura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Lightning”.

Në kuadër të operacionit u kapën në flagrancë, në ambientet e banesës së përshtatur për këtë qëllim, dhe u vunë ne pranga shtetasit M. F. (pronari i banesës), 39 vjeç, banues në fshatin Velë, dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.

Gjatë ndërhyrjes u konstatua se në njërin ambient të banesës, ishin kultivuar me llamba dhe pajisje të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, 119 bimë të dyshuara narkotike, ndërsa 2 ambiente të tjera të së njëjtës banesë ishin përgatitur për të njëjtin qëllim kriminal.

Ndërkaq, si rezultat i kontrolleve të mëtejshme, u konstatuan në afërsi të kësaj banese, 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa, dyshohet nga 2 të arrestuarit.

Në vijim u krye kontroll dhe në banesën e 27-vjeçarit, ku u gjetën 16 celularë. Vijojnë hetimet për të sqaruar mënyrën e sigurimit dhe qëllimin e përdorimit të tyre.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv”, për shtetasit J. Gj., F. M., N. G. dhe B. N., me detyra përkatëse shef grupi, lexues dhe elektricistë të OShEE-së.

Hetimet vijojnë edhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese