Hapësire reklamuese

Politikë

“S’keni lëshuar pe për liderin e opozitës, e ndëshkuat me izolim”, Strazimiri i “qan hallin” e Berishës, pasuesi i Altin Dumanit ia pret shkurt

Shkruar nga Newsbomb
“S’keni lëshuar pe për liderin e opozitës, e
Foto arkiv: Sali Berisha kur ishte ne masen arrest shtepie

Deputeti demokrat Gent Strazimiri i kërkoi llogari kreut të SPAK, Klodian Braho, se si lideri i opozitës Sali Berisha është mbajtur për më shumë se 300 ditë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në një kohë kur, sipas tij nuk ekzistonte rreziku për prishje provash apo largim jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Nismat Qytetare, ku Braho prezantoi punën e SPAK përgjatë vitit 2025, Strazimiri ngriti shqetësimin për kohëzgjatjen e masës ndaj Berishës dhe argumentoi se një masë sigurie nuk mund të përdoret si formë ndëshkimi ndaj një personi nën hetim.

Ai solli në vëmendje edhe qëndrime të mëparshme të përfaqësuesve të SPAK lidhur me arsyet e vendosjes së masës së sigurisë, duke pretenduar se në rastin e Berishës nuk ka pasur rrezik për cenimin e procesit apo shmangien nga drejtësia.

“Kur ti them gjërat si fenomen, nuk e di se çfarë çështjeje i referohem. Kur merremi me çështje të veçanta, thua nuk përmendim çështje të veçanta se janë në hetim, dhe ke të drejtë. Tani kam dhe unë një sqarim për të bërë. Ju thanë kolegët këtu që shqetësimi ka qenë: nuk lëshoni pe për liderin e opozitës, sa vite u bë me masë sigurie? 333 ditë ka qenë i izoluar. Tani unë do të lexoj procesverbalin e Arben Krajës, që ka qenë këtu dhe ka thënë: përderisa kërkohet një masë sigurie, ka një cenim të procesit. Jo, nuk ka, thotë, cenim, nuk ka tentuar Sali Berisha të largohet, por do të rrijë në masë sigurie se nuk ka respektuar vendimin e gjykatës për masë sigurie”, tha Strazimiri, ndërkohë që përgjigja e kreut të SPAK ishte e shkurtër.

Ai i tregoi “derën” e Gjyaktës Strazimirit dhe të gjithë atyre që pretendojnë se në këtë rast ka pasur shkelje.

“Pyetja dhe komenti lidhen me dy çështje të ndryshme, për secilën kam qëndrime të ndryshme. Komenti që unë mund të bëj është që çdo e drejtë që pretendohet se është shkelur, palët t'i drejtohen gjykatës. Nëse gjykata nuk vendos sipas pritshmërive, atëherë është ankimimi”, iu përgjigj Braho.

Gent Strazimiri: Kur ti them gjërat si fenomen, nuk e di se çfarë çështjeje i referohem. Kur merremi me çështje të veçanta, thua nuk përmendim çështje të veçanta se janë në hetim, dhe ke të drejtë. Tani kam dhe unë një sqarim për të bërë. Ju thanë kolegët këtu që shqetësimi ka qenë: nuk lëshoni pe për liderin e opozitës, sa vite u bë me masë sigurie? 333 ditë ka qenë i izoluar. Tani unë do të lexoj procesverbalin e Arben Krajës, që ka qenë këtu dhe ka thënë: përderisa kërkohet një masë sigurie, ka një cenim të procesit.

 Jo, nuk ka, thotë, cenim, nuk ka tentuar Sali Berisha të largohet, por do të rrijë në masë sigurie se nuk ka respektuar vendimin e gjykatës për masë sigurie. 333 ditë ka qenë i izoluar, megjithëse prokuroria thotë nuk ka një cenim sigurie dhe nuk ka ndërmend të largohet. Nëse kishte njeri që mezi priste procesin, ishte pikërisht ky i pandehuri. Pse? Si ndëshkim ndaj faktit që nuk ka zbatuar një vendim gjykate. Një gjë e ka Gjykata e Strasburgut dhe e ka për ju: kurrë nuk mund të përdoret një masë sigurie si ndëshkim për të pandehurin, ndërkohë prokurori këtu e ka thënë si ndëshkim.

Ja ku jemi këtu të gjithë, ata që vjedhin e kanë nxjerrë këtë shtet në brekë dhe kanatjere, i ke me 60 orë pune, shërbim prove, të gjithë ata që kanë 20 vjet e s'janë në pushtet i ke me masa sigurie. Ditën kur Strasburgu do të marrë vendim për këtë punë, do vini prapë të na thoni është çështje e veçantë, nuk merremi me çështje të veçanta, se ky është skandal. Liderët e opozitës janë në fushatë të gjithë nën presion të drejtësisë, dhe ky është një problem shumë i fortë. Qeveria ka çdo sistem, opozita ka vetëm sistemin demokratik.

Klodian Braho: Pyetja dhe komenti lidhen me dy çështje të ndryshme, për secilën kam qëndrime të ndryshme. Komenti që unë mund të bëj është që çdo e drejtë që pretendohet se është shkelur, palët t'i drejtohen gjykatës. Nëse gjykata nuk vendos sipas pritshmërive, atëherë është ankimimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese