Zv.kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, ku i ftuar këtë të mërkurë ishte kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, i drejtoi këtij të fundit disa pyetje lidhur me problematikat e evidentuara në raportet ndërkombëtare për funksionimin e institucioneve të drejtësisë si dhe sfidat me të cilat përballet SPAK në aspektin e burimeve njerëzore dhe kapaciteteve hetimore.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Ermal Elezi u ndal te raporti i Komisionit Europian për sundimin e ligjit, duke ngritur shqetësimin për mungesat e konstatuara në personel dhe infrastrukturë. Ai kërkoi sqarime nëse këto mangësi lidhen me vendet vakante në strukturat ekzistuese apo me nevojën për zgjerimin e kapaciteteve të institucionit.
“Raporti I KE për zbatimin e ligjit. Në këtë raport konstatohet vazhdojnë të rriten dhe mungesat në infrastrukturë duhet adresuar. Kjo mungesë në personel ka të bëjë me punonjës faktik, apo për staf të shtuar? Dhe keni nevojë për një strukturë shtesë? Si ndikon në punën që bëni? Kërkesa konkrete buxhetore ka të bëjë për çështje infrastrukturore”, iu drejtua Elezi, Brahos, ndërkohë që në përgjigjen e tij kreu i SPAK sqaroi se problematikat e evidentuara në raport lidhen me disa aspekte, duke përfshirë mungesat në strukturën e personelit.
Ai bëri të ditur se aktualisht ka vende të lira në Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilat pritet të hapen procedurat për rekrutimin e hetuesve të rinj, ndërsa evidentoi gjithashtu nevojën për më shumë këshilltarë ligjorë për prokurorët e posaçëm.
Sipas Brahos, rritja e ngarkesës së punës ka bërë të domosdoshme forcimin e kapaciteteve të institucionit, ndërsa strategjia e ndjekur nga SPAK ka nisur të japë rezultate dhe synon përmbushjen e objektivave të përcaktuara.
“Ju i referoheni raportit të sundimit të ligjit dhe është botuar në vitin 2026. Aq sa mund të sqaroj, mungesa në personel lidhet në të dy aspektet, me disa vende në BKH , janë 40 vende për hetues që do të hapet thirrja, por në vlerësimin tonë lidhet me këshilltarë ligjore të prokurorëve të posaçëm. Pavarësisht me rritjen e ngarkesën e punës, ajo I referohet të dhënave të vjetra. SPAK ka një strategji që po jep rezultat dhe ka objektiva. Kjo periudhë 6 mujore ka filluar ndryshimi I rrugës”, iu përgjigj kreu i SPAK.
Ermal Elezi: Raporti I KE për zbatimin e ligjit. Në këtë raport konstatohet vazhdojnë të rriten dhe mungesat në infrastrukturë duhet adresuar. Kjo mungesë në personel ka të bëjë me punonjës faktik, apo për staf të shtuar? Dhe keni nevojë për një strukturë shtesë? Si ndikon në punën që bëni? Kërkesa konkrete buxhetore ka të bëjë për çështje infrastrukturore.
Klodian Braho: Ju i referoheni raportit të sundimit të ligjit dhe është botuar në vitin 2026. Aq sa mund të sqaroj, mungesa në personel lidhet në të dy aspektet, me disa vende në BKH , janë 40 vende për hetues që do të hapet thirrja, por në vlerësimin tonë lidhet me këshilltarë ligjore të prokurorëve të posaçëm. Pavarësisht me rritjen e ngarkesën e punës, ajo I referohet të dhënave të vjetra. SPAK ka një strategji që po jep rezultat dhe ka objektiva. Kjo periudhë 6 mujore ka filluar ndryshimi I rrugës.
Unë jam relator tek një moneyval që ka arritur të kryejë misionin e saj dhe pavarësisht kësaj raporti thotë se Shqipëria është në folloë up, duke kërkuar zbatimin e ndryshimeve ligjore. Këto ndryshime si kanë rritur efektivitetin për hetimet financiare dhe a dispononi tregues performancë që mund të masim?
Sa i përket Moneyval i referoheni raportit të vjetër. I riu është konfidencial. Nuk i referohet një institucioni të caktuar. Me duhet të rikujtoj raportin, më duhet të shoh ndryshimet ligjore sepse nuk jap dot përgjigje shteruese.

