Hapësire reklamuese

Rajoni

Ish-ministri gjerman i tronditur nga deklarata e ministres serbe: Si mund të kërkojë spastrim etnik një vend që do të futet në BE?!

Shkruar nga Newsbomb
Ish-ministri gjerman i tronditur nga deklarata e ministres serbe: Si mund
Deputeti gjerman, Michael Roth

Ish-ministri gjerman, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezana Paunovic, e cila ka thënë se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” qysh në vitin 1998.

Roth e ka quajtur deklaratën të trishtueshme dhe frustruese. Madje, sipas tij është absurde sesi nuk ka reagim nga politika dhe shoqëria serbe, kur ky vend aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

"Një ministër serb fantazon hapur për “spastrimin etnik” të Kosovës. Dhe pothuajse nuk ka asnjë kundërshtim në politikë apo në shoqëri.

Si është e mundur që një vend të anëtarësohet në BE në këtë mënyrë? Urrejtja dhe nacionalizmi nuk ndërtojnë partneritet. Kjo është thjesht e trishtueshme dhe frustruese”, ka shkruar Michael Roth.

Deklarata e ministres serbe Snezana Paunovic ka ngjallur reagime të shumta në Tiranë dhe Prishtinë, me politikanët shqiptarë që kanë kërkuar shpelljen e saj "non-grata" dhe u kanë dërguar letra informuese selive diplomatike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese