Janë dorëzuar firmat që kërkojnë mbajtjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm për shkarkimin e kryetarit të partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë deputeti i kësaj force politike, Armend Zemaj.
Sipas Zemajt, nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i LDK-së në përputhje me dispozitat e Statutit të partisë. Ai theksoi se kërkesa synon thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për zgjedhjen e një drejtuesi të ri.
“Po, mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, deklaroi Zemaj për Euronews Albania.
Sipas raportimeve, nënshkrimet janë dorëzuar nga një grup deputetësh dhe përfaqësuesish të disa degëve të LDK-së, në kuadër të iniciativës për ndryshime në drejtimin e partisë.
